Rrjeti amerikan HBO, i themeluar në 1972 i njohur për prodhime super të suksesshëm si Game of Thrones, Boardwalk Empire dhe The Newsroom, duke filluar nga 2015 do të sjellë të reja në politikat e abonimit, në fakt, shërbimi nuk do të jetë i disponueshëm vetëm përmes televizionit kabllor por edhe online.
Bëhet fjalë për një revolucion për rrjetin, që paraqet një hap përpara ridefinimit të televizionit për sa e njohim deri më sot. Falë mundësisë për të parë përmbajtjet origjinale direkt në rrjet, HBO i afrohet akoma edhe më shumë modelit të biznesit të ndjekur nga Netflix, që po zbaton sëfundmi edhe Amazon.
Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, qytetarët e Shteteve të Bashkuara do të kenë në dispozicion një menu të pasur argëtimi direkt online. Manovra e re e HBO ka për qëllim zgjerimin e shtrirjes së përdoruesve, por skema e ndryshimeve përsa i përket televizionit është nje aspekt shumë më i ndryshëm.