HBO Max ka publikuar foton e parë zyrtare të “And Just Like That”, një rikthim i serialit më të famshëm “Sex and the City”. Në foto shihen tre protagonistet e seralit, Jessica Parker që luan rolin e Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon në rolin e Miranda Hobbes dhe Kristin Davis si Charlotte York.
Në seritë e reja treshja tregon rrugëtimin e vështirë të jetës së tyre në moshën 30 vjeçare dhe akoma më të komplikuar në të 50-tat e tyre. Në këtë rikthim, shihet se mungon Kim Catrall, e cila luante rolin e Samantha Jones. Arsyeja mendohet të jetë një grindje mes saj dhe Jessica Parker.
“Jo, unë nuk kam asgjë me të. Asnjëherë se kam thënë këtë dhe kurrë nuk do ta them. Samanta nuk do të jetë pjesë e kësaj historie. Por, ajo do të jetë gjithmonë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi se ku do të jemi apo çfarë do të bëjmë,”-shprehet Parker.
Rikthimi i serialit u konfirmua nga HBO Max në janar të këtij viti, ndërkohë xhirimet vazhdojnë. Seritë u shfaqën për herë të parë në HBO në vitin 1998 dhe u mbajtën gjashtë sezone deri në 2014. “Sex and The City” u krijua nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin titull të Candace Bushnell.