Dhjetë vjet më parë u largua nga HBO si beqarja më e njohur e ekranit të vogël (Carrie Bradshaw, Sex and The City), dhe tani Sarah Jessica Parker do të kthehet për të punuar për rrjetin si protagoniste dhe producente e serialit të ri comedy Divorce, që ka marrë PO-në për realizimin e sezonit të tij të parë.
Historia e këtij seriali fokusohet në një divorc që do të përjetohet “shumë, shumë gjatë”. Në serial Parker ka rolin e Frances, një grua që për shkak të ndikimit të dy mikeshave të saj të vetme (interpretuar nga Molly Shannon dhe Talia Balsam) papritmas fillon të rivlerësoj jetën dhe martesën e saj, për të kuptuar më pas se ndarja me te shkuaren është diçka shumë më e vështirë se mund të mendonte. Thomas Haden Church do të jetë Robert, bashkëshorti që kupton se perspektivat që gruaja e tij ka drejt martesës së tyre janë krejtësisht të ndryshme nga të tijat.
Parker, gjithashtu, do të jetë edhe producente ekzekutive e serialit sëbashku me Sharon Horgan, autore e episodit pilot, Paul Simms, Alison Benson dhe Aaron Kaplan. Xhirimet pritet të fillojnë brënda këtij viti dhe do të zhvillohen në New York.