HBO Max do të hidhet në treg këtë vjeshtë në vendet Nordike dhe Spanjë, e ndjekur nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Portugalia gjatë vitit 2022.
Detajet u zbuluan në një prezantim gjatë Series Mania Forum në Lille, Francë, nga Priya Dogra, presidente, WarnerMedia Europe, Lindja e Mesme dhe Afrikë dhe Azi (përjashtuar Kinën) dhe Christina Sulebakk, menaxhere e përgjithshme, HBO Max EMEA.
Variety raportoi se për herë të parë të gjitha markat e WarnerMedia përfshirë HBO, Max Originals, DC, Warner Bros. dhe Cartoon Network do të jebë në dispozicion në platformë. Kjo përfaqëson një hap më lart nga shërbimi aktual HBO Nordik dhe një plus ndaj shërbimeve të tjera të transmetimit Disney+ dhe Discovery+.
Sulebakk tashmë po drejton shërbimin e transmetimit direkt të konsumatorit të HBO në vendet Nordike, Spanjë, Portugali dhe vendet e tjera. Këto do të riemërohen si HBO Max, megjithëse ka të ngjarë që shërbimi të mos shfaqet deri të paktën në vitin 2025 në tregun ku operon Sky, si Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali, për shkak të marrëveshjeve ekzistuese të prodhimit.
HBO Max u hodh në treg në qershor në 39 territore në Amerikën Latine pas lansimit të tij të mëparshëm në Shtetet e Bashkuara.