“Hawkeye” titullohet mini-seriali i ardhshëm amerikan i krijuar nga, Jonathan Igla, për platformën “Disney+”. Ai e rrëfen historinë e superheroit të bazuar në librat komik “Marvel”, Clint Barton, ndryshe i njohur me emrin Hawkeye.
Ky do të jetë projekti i pestë me radhë i Universit Kinematik Marvel, i cili e vazhdon historinë e filmave të famshëm me superheronj dhe zë vend pas ngjarjeve në filmin e vitit 2019, “Avengers: Endgame”.
Jeremy Renner e përsërit rolin protagonist Clint Barton, derisa aktorja e re por mjaft e sukseshme e hollywoodit, Hailee Steinfeld, i bashkohet ekipit të filmit duke e portretizuar personazhin Kate Bishop. Krahas tyre luajnë edhe yjet: Vera Farmiga, Fra Fee, Tony Dalton, Zahn McClarnon, Brian d’Arcy James dhe Alaqua Cox.
“Hawkeye” e shënon premierën në “Disney+” më 24 nëntor të këtij viti, dhe përbëhet nga gjithsej gjashtë episode.