Një ngjarje e ndodhur së fundmi në Brazil, ka marrë jo vetëm vëmendjen e mediave vendase por edhe atyre të huaja. Situatat komike që kanë ndodhur gjatë komunikimeve përmes aplikacionit Zoom, kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë në një komunikim mes biznesmenëve dhe presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, njëri prej tyre harroi që kishte kamerën ndezur dhe nisi të bënte dush. 24 pjesëmarrësit e tjerë në takim, ia plasën të qeshurës, duke harruar për çfarë ishin mbledhur për të diskutuar. Ndërkohë presidenti i tërhoqi vëmendjen të gjithëve duke thënë se:
“Hej, është dikush që po bën dush lakuriq”. Ndërsa dikush tjetër tha se:
“Kjo është fantastike. Meqë situata u nxeh, ai shkoi të bëjë një dush të ftohtë”.
Situata e pandemisë së koronavirusit në Brazil, po përkeqësohet. Vetëm pas një muaj në detyrë, ministri i shëndetësisë dha dorëheqjen. Janë regjistruar 200 mijë të infektuar, numër që kalon Gjermaninë dhe Francën. Opozita dhe disa politikanë aleatë të saj, kanë akuzuar presidentin për papërgjegjshmëri për të përballuar këtë situatë./L.F