Bora Zemani ka folur jo pak herë lidhur me marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin e saj, Arborin si dhe për dashurinë që i falin njeri-tjetrit.
Kështu, ditën e sotme moderatorja ka publikuar në ‘story’ të llogarisë së saj në “Instagram” një bisedë shumë të këndshme me djalin e saj, që e ka shoqëruar me nota humoristike.
Gjatë bisedës, mami Bora po i fliste të birit të saj në mënyrë të zakonshme e me shkurtime, duke “harruar” që ai ende nuk mund t’i kuptojë këto fjalë.
“Bori”- i ka shkruar ajo.
“Po”- është përgjigjur vogëlushi
“Thuaj pupit të hapi tel”
“Ca the? Tel”
“Telefonin”- sqaroi Bora.
Moderatorja e “Për’puthen” e ka publikuar bisedën dhe mbi të ka shkruar:
“Një bisedë me Arborin… Harron mami që biri është i vogël akoma e nuk mund t’i shkruaj me shkurtime.”
Rikujtojmë se Bora e konsideron Arborin si “testuesin” kryesor të zgjedhjeve të saj. Ajo është shprehur se Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do ti pëlqejë edhe djalit të saj.
“Nëse kam dikë duhet ta pëlqejmë të dy jo vetëm unë.Ai është shumë xheloz, mamin nuk e prek njeri, mami është vetëm e Arborit,as e mamit tim nuk jam, jam vetëm e Arborit.Unë përpiqem mos ta lidh kaq shumë me veten, sepse ndoshta nuk i bën mirë kur të rritet, prap jemi shumë të lidhur sado mundohem ta largoj pak.Ndërkohë të gjithë me thonë që kur rriten nuk është kështu, se njihen me një vajzë dhe fillojnë e harrojnë pak mamin e pastaj them pse mos ta shijoj tani që e kam të vogël, pse ta largoj që tani”, – tregoi ajo