Sektori i turizmit në Shqipëri është dëmtuar rëndë gjatë këtij sezoni, pasi 60% e turistëve i kanë anuluar rezervimet dhe pjesa tjetër është ende pezull.
Sipërmarrësit e kësaj industrie po përballen me periudhën më të errët, pasi dëmet janë shumë të mëdha, sidomos nëse përmendim zonat përreth Adriatikut, të cilat u goditën edhe nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar.
Turizmi shqiptar po përjeton padyshim periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, megjithatë nga kjo e hënë plazhi është i lejuar vetëm pranë hoteleve.
Por hyrja në fuqi e kësaj mase lehtësuese i gjen bosh thuajse të gjithë hotelet në vijën bregdetare. Prenotimet e kësaj periudhë janë anuluar me herët për shkak të pandemisë. Operatorët flasin për një sezon mbijetesë, ndërsa këtë vit do të luajnë kartën e turizmit patriotik.
Protokolli kundër coronavirusit, detyron më pak pushues në çadra e klientë në restorante. Operatorët turistikë në Durrës janë të përgatitur për një vit mbijetese. Hapja e kufijve me vendet e rajonit është shpresa e operatorëve turistikë për të pasur më shumë pushues.