Hapet gara për dhënien e licencave për kazinotë. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ne faqen e saj zyrtare hapi garën pak javë pas vendimit të qeverisë për të lejuar rihapjen e tyre.
Vendimi i qeverisë përcakton se kazinotë do të lejohen të hapen brenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon:“Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”
Sipas vendim të miratuar nga qeveria, kompania duhet të jetë shoqëri aksionere, me eksperiencë në fushën e lojrave të fatit dhe me kapital prej 1, 2 miliardë lekë.
Shqyrtimi i dokumentave do të bëhet pranë zyrave tëAutoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020.