Ariana Grande është e njohur për këngët e saj, stilin e veçantë, videoklipet ndryshe dhe bishtat e saj të flokëve.
Kohët e fundit, modelet e flokëve të saj janë mbushur me një energji të viteve ’60 dhe njerëzit po i adhurojnë.
Nëse dikush di se si të rregullojë një bisht fiks si i i këngëtares, ai është Josh Liu. Ai ka shoqëruar Arianën në disa koncerte dhe ka punuar me flokët e saj në disa videoklipe si Positions, Thank You, Next, 34+35 etj.
British Vogue tregon se si i realizon Josh Liu flokët e Ariana Grande-s, hap pas hapi:
Hapi 1:
Nëse keni flokë super të drejtë, kaloni direkt në hapin e dytë. Nëse jo:
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të siguroheni që t’i keni flokët plotësisht të drejta, pa valëzime apo onde.”
Hapi 2:
Vendosni flokët në një bisht të lirshëm në drejtimin e përgjithshëm që dëshironi të qëndrojë bishti. Më pas, mund të aplikoni një produkt për zbutjen e flokëve, që bishti të duket sa më i lëmuar.
Hapi 3:
Lëshoni flokët dhe krehini ato lehtësisht. Sigurohuni që pjesa e flokut rreth kokës të jetë e njëtrajtshme, pa gunga.
Hapi 4:
Pjesa më e rëndësishme: kapja e flokëve. Ju duhet një llastik i fortë dhe elastik, por që edhe mos t’ju dëmtojë shumë flokët, duke këputur fijet.
Liu rekomandon kapjen e lidhësit të flokëve dy herë rreth dorës dhe më pas kalimit të tij në bisht, duke e tërhequr sa më shumë.
Më pas, do të merrni disa fije nga bishti juaj dhe do t’i sillni ato përreth lidhësit të flokëve, për ta mbuluar atë.
Hapi 5:
Tani është koha të punoni me vëllimin.