Aktorja Hande Erçel ka arritur famën e saj më të madhe falë roleve të saj në serialet turk. Hande u bë e njohur me serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”, në rolin e “Hajatit” ndërsa tani ajo luan në serialin “Trokit në derën time” që ka patur shumë sukses në ekranin turk.
Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Hande është renditur e para mes aktorëve turk në sajtin e dedikuar filmave dhe serialeve. Në këtë sajt renditen aktorë nga e mbarë bota. Hande ka arritur të jetë në krye të listës mes aktorëve turk dhe fama e saj është gjithmonë e në ngjitje.