Dy yjet e kinematografisë turke, Halit Ergenç i njohur në Shqipëri më tepër si “Sulltani” dhe Tuba Büyukustun e njohur si Elifi tek “Diamant dhe Dashuri” do të vijnë së bashku në një film.
E përditëshmja turke “Hyrriet” bën të ditur se Ergenç do të luaj rolin e Brian në një prodhim të regjisorit turk Ferzan Ozetpek i cili gjithashtu në cast-in e vet ka marrë edhe Matt Dillon.
Halit dhe Tuba janë dy nga aktorët më të mirë që kanë spikatur në serialet turke më në zë që janë transmetuar edhe në Shqipëri.
InfoMedia Albania