Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur të gjithë shqiptarët nga zyrat e reja duke informuar projektin e ri politik.
Ajo u ka bërë të gjithëve thirrje që t’i bashkohen asaj për të krijuar një epokë ku shteti i përket qytetarit.
“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike. Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.