Banorët e “Big Brother VIP” janë ftuar të ndajnë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë, takimet më të bukura dhe më të sikletshme në kuadër të muajit të dashurisë që hyn nga nesër.
Iliri ka qenë ai që ka habitur banorët me një deklaratë. Balerini tha se ka qenë i dashuruar me kushërirën.
“Të gjithë e kemi patur një kushërirë në fis që jemi dashuruar dikur. Dashuruar në kuptimin platonik themi. Unë kam një kushërirë, super e mirë, super e bukur. O kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz. Na e mori ky i thoja. Sa e mirë. Alma të përshëndes zemra. Je shumë e mirë! Kam qenë kalama o burrë. 10 vjeç. Edhe sa i prapë”,-tha ai.
Banorët sigurisht e dëgjuan dhe reaguan në mënyrat e tyre.