Lancimi i Disney+ në Evropë gjeneroi 5 milion shkarkime.
Shërbimi streaming bëri debutimin e tij në një kohë kur Evropianët janë të karantinuar në shtëpi si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Sipas App Annie, Gjermania kryesonte listën, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Italia. Analistët e statistikave besojnë se Disney është në kurs për t’u bërë një prej shërbimeve më të populluara në rajon.
Si pjesë e ofertës së lancimit, Disney ka transmetuar Frozen 2 në shërbim 2 muaj përpara kohës së planifikuar.
Lancimi i shërbimit në Francë do të bëhet brenda dy javësh, 2 javë më vonë se ç’ishte planifikuar pas ndërhyrjes së qeverisë Franceze.
Disney+ është klasiifkuar si aplikaconi i 7-të “non-gaming app” nga blerjet e konsumatorëve në mbarë botën, gjë për të cilën për App Annie është mbreslënëse duke marrë parasysh faktin që shërbimi ishte i disponueshëm vetëm për Shtetet e Bashkuara. Debutimi në tregun Evropian, do të tregojë statistika të tjera së afërmi për suksesin e shërbimit streaming.
Në muajin Dhjetor 2019, përdoruesit e Disney+ shpenzuan një mesatare prej 3 orësh e 10 minutash në aplikacion. Ndërkohë që këto shifra i përafrohen Netflix (4 orë dhe 20 minuta në muaj) dhe Hulu (3 orë e 20 minuta në muaj).
Nëse Disney+ vazhdon me të njejtin ritëm si në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë, do të bëhet shërbimi më i ndjekur në shtetet ku ai debutoi dhe do të lancohet së afërmi./IMA/