Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj janë finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit të Big Brother Vip.
Dje ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit. Teksa radha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Biondja bukuroshe është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj.
Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtares, ndërkohë që Donaldi hamendësoi Valonin, duke iu referuar sipas tij, situatave të sikletshme që ai krijoi me Beniadën gjatë rrugëtimit në garë.