Maritza Rodriguez është nga aktoret më të njohura për shqiptarët. Ajo njihet për pjesëmarrjen në ‘El Rostro de Analia’, ‘Pecados Ajenos’, ‘Angel rebelde’
Së fundmi Martiza ka bërë një deklaratë për mediat kolumbiane duke shkaktuar shumë zhurmë. Ajo ka treguar se motra dhe dy vëllezërit e saj janë homoseksual.
Kjo ka qenë dhe arsyeja pse aktorja ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e tyre.
“Sjellja e prindërve të mi ka qenë e admirueshme, kanë kaluar një proces të vështirë, një periudhë shoku, por e rëndësishme është se si mundën t’ia dalin ta kalojnë këtë lajm. Ata janë një shembull se si duhet të jenë prindërit. Pranim…Nuk ka të bëjë me atë që ne duam, por me atë që Zoti na sjell në jetë,” ka thënë aktorja.
FOTO: