Para disa ditësh, duke iu referuar mediave turke, ju bëmë me dije se aktorja e mirënjohur turke Nurgul YesilCay e njohur ndryshe si Gylseren mund të largohej nga seriali por ende nuk kishte informacion zyrtar dhe një konfirmim nëse këto thashetheme do të ishin të vërteta për këtë aktoren e kçtij seriali.
Nisur nga këto gossip-e ditën e djeshme ka reaguar edhe Endemol Turkey kompania e produksionit e cila e pyetur dhe nga InfoMedia Albania nëpërmjet një deklarate drejtuar të gjithë mediave të interesuara ka mohuar krejtësisht zërat e largimit të kësaj aktoreje nga seriali, “këto thashetheme, të përhapura shumë shpejt tek lexuesit e portaleve dhe shikuesit e serialit tonë, kanë transmetuar një lajm të rremë. Të cilat janë krejtësisht të pavërteta. Ju sigurojmë se “Paramparca” do të vijojë të ketë të gjithë aktorët në kastin e vet”, shprehet Endemol në deklaratën e saj zyrtare.
“Fate të Kryqëzuara” është një ndër serialet i cili ka pushtuar fundjavën në ekranet e familjeve shqiptare dhe jo vetëm, duke arritur një shikueshmëri rekord.
InfoMedia Albania // J.Kasaj | Nuk lejohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!