Kadiri shkon të marrë fëmijët nga komìsariati pasi arrijnë të dërgojnë Ejubin në bùrg. Menjëherë ai telefonon Gylperin për t’i dhënë lajmin e mirë se tashmë nuk u ka mbetur asnjë pengesë në rrugën e tyre të lumturisë dhe se po shkojnë ta marrin nga konaku. Gylperi nuk kupton asgjë nga çfarë po thotë, por megjithatë i kërkon që të mos shkojë për ta marrë, pasi do takohen në shtëpi. Si asnjëherë më parë, Gylperi me Kadirin dhe të gjithë fëmijët e tyre janë në shtëpi, së bashku e të lumtur.
Lumturinë e tyre do e ndërpresë një tròkitje dere. Pas derës qëndron pòlicia, me urdhër arrésti për Hasanin. Kadir kërkon të shikojë letrën e urdhërit, dhe kupton se po fajésohet për tentativë vràsjeje dhe plàgosje.Ashtu siç janë, të gjithë shkojnë në kòmisariat. Komisari i tregon Kadirit se ka ardhur një pàdi për të, me provë menjëherë në dorë.
Deri kur pòlici ia thotë, Gylperi nuk e di se ka qenë Kadiri ai i cili ka arritur të ridërgojë në bùrg Ejubin. Ajo është shumë e nevrìkosur që ai nuk ia ka dëgjuar fjalën, dhe ka vepruar sipas kokës së tij, dhe tashmë përfundimi është bùrgosja e Hasanit. Kadir mundohet t’ia shpjegojë, por më kot. Polici i tregon Gylperit se për padinë e Hasanit, ka ardhur edhe një video dëshmuese, ku Hasani vetë deklaron gjithë krìmin e bërë.
Nga ana tjetër, Jakubi tashmë ndodhet në shtëpi, nën kujdesin e bashkëshortes së tij Fatma dhe vajzës së tij Kader. Me shumë siklet, Fatma e pyet se çfarë po ndodh me Ejubin, por Jakubi as që do t’ia dijë. Për më tepër, ai mallkon qënien e të birit dhe i kërkon gruas e vajzës që as mos t’ia përmendin më emrin. Lidhur me arréstimin e Hasanit, Artemisi ka dyshìmet e veta se kush tjetër e ka videon, ose më saktë, se kush e ka bërë fillimisht atë video, para se të shpërndahej e të arrinte në pòlici.
Artemis shkon tek Shejma, nëna saj. Pasi merr disa kunja të hedhura nga ajo vetë , si dhe nga gjyshja, nëna Kadirit, ajo i kërkon të ëmës të flasin privatisht në dhomë. Menjëherë e pyet për videon. Shejma e mohon por Artemis i merr telefonin nga dora, dhe nxjerr videon që ka futur Hasanin në bùrg. Ajo i kërkon llogari se si ka mundur ta bëjë këtë gjë dikujt që është në moshën e bijës së saj.
Por Shejma do përpiqet të kthejë situatën në anën e saj. Ajo, me lot në sy thotë se as Artemisi e as Kadiri nuk e kanë menduar asnjëherë pozitën e saj, apo se si është ndjerë.