Ka filluar puna për seralin e ri muzikor, i prodhuar për televizionin kabllor, shkruar nga krijuesi i Glee, Ryan Murphy. Personazhi kryesor, dhe producent ekzekutiv i One Hit Wonders – titulli i projektit të ri – do të jetë aktorja Gwyneth Paltrow. Bëhet fjalë për një ide të lindur nga e vetë Paltrow dhe Murphy, por e projektuar për një film të propozuar për Sony. Nga sa raporton The Hollywood Report, Cameron Diaz ishte piketuar për të qenë pjesë e cast-it. Por filmi nuk arriti kurrë të prodhohej. Pasi i mori sërish të drejtat e këtij projekti, Murphy ka vendosur që të ndryshoj formatin për t’a kthyer atë në një produkt televiziv.
Seriali tregon historinë e një këngëtareje 40-vjeçare e cila u bë e famshëme nga një këngë hit në vitet 90 dhe që tani jeton jetën e saj mes problemeve të ndryshme. Por fati i siguron një tjetër mundësi, kur një shtëpi diskografike kërkon ta bëj pjesë të një grupi femëror, edhe ato të mbetura në harresë. Grupi përveçse do të rikthej besimin profesional tek tre këngëtaret do bëhet edhe frymëzim për shumë gra të tjera.