Grupi mediatik kosovar Koha, zotërues i dy kanaleve në Kosovë, Kohavizion dhe kanalit all news Arta ka filluar transmetimet këto ditë në digital tokësorin kosovar në frekuencën UHF 44. Transmetimet janë ende në fazën eksperimentale dhe logo e kanalit kombëtar KTV shoqërohet nga diçitura “Eksperimental”. Eshtë konstatuar gjithashtu, se Kohavizion ka transmetuar disa nga filmat dhe serialet në formatin HD ndërsa pjesën tjetër të programeve në cilësinë SD. Pas RTV21 dhe RTK, grupi mediatik Koha është operatori më i ri televiziv qe hyn në tregun e transmetimeve digital tokësore, fillimisht me dy kanalet KTV dhe Arta. Falenderojmë një nga lexuesit tanë për fotot.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...