Dashamirësit e Grinch do duhet të presin edhe një vit më shumë për të parë filmin e ri të animuar, nga sa ishte planifikuar premiera për Krishtlindje 2017.
Universal Pictures dhe Illumination Entertainment kanë shtyrë datën e shfaqjes së filmit me titull Dr. Seuss’ How the Grinch Stole Christmas për vitin 2018. Debutimi i filmit të ri të Grinch ishte caktuar për 10 Nëntor 2017, ndërkohë që data e re do të jetë 9 Nëntor 2018.