Për herë të parë në Shqipëri, vjen make-up artist i njohur në mbarë botën. Ariel Tejada i preferuari i familjes Kardashian – Jenner, rrëfen ekskluzivisht për emisionin “Pasdite në Top Channel” si ka qenë rrugëtimi i tij drejt famës si dhe detajet e asaj se çfarë do të ndodhë në “masterClass” të hënën në kryeqytet.
“Unë nuk jam vetëm për të dhënë mësime për make-up-in, unë do të rrëfej sesi e nisa rrugëtimin tim, çfarë ndodh në prapaskenë, etj!”, thotë Ariel Tejada.
E bukura e ka tërhequr nga hera, dhe atë rrugë ndoqi…
“Deri në moshën 10-vjeçare kam qenë i fokusuar në muzikë, por kam qenë i tërhequr nga e bukura gjithmonë, që kur shihja mamanë teksa vendoste buzëkuqin. Më vonë nisa t’i dedikohem bukurisë dhe nisa si fillim ta aplikoja grimin tek kushërirat e mia! Nuk kam qenë i mirë që në fillim, por unë kam besim shumë të madh, jap 100%për atë që dua të arri”, thotë Tejada.
“Nuk më pëlqen ta quaj fat, atë që unë vlej vërtetë, që më është dhënë nga një fuqi e mbinatyrshme!”.
Por ajo që e bëri të njohur Arielin ishte takimi me Kylie Jenner, një nga kujtimet më të bukura të tij
“Unë isha në Nju Jork dhe më erdhi një mesazh nga Kylie, unë nuk e besova si fillim, ajo më kërkonte se nëse më binte rruga në Los Angeles, donte të më takonte! Unë e bleva menjëherë biletën, shkova dhe i bëra make-up-in dhe që atëherë ne punojmë së bashku!”.
Pyetjes se çfarë personi është Kylie Jenner, si është të punosh me të, ai i’u përgjigj:
“Është personi më i mrekullueshëm që unë njoh, është e çmendur për mua! Kylie më ka trajtuar si të familjes se saj, është njeriu më i ëmbël që unë njoh!” Unë mendoj se ne bashkëpunojmë së bashku, ato na besojnë ne si artistë dhe kjo është e rëndësishme, kur dikush beson tek ju, puna bëhet më e mire!
Pyetjes së Jonida Shehut nëse fama e ka ndryshuar Arieli, ai i’u përgjigj:
“Fizikisht jam pak ndryshe, por ndiej se zemra ime nuk ka ndryshuar, edhe pse punova me Ariana Grande para 2 ditësh, ambicia dhe motivimi im nuk ka ndryshuar, janë të njëjtat me në fillimet e mia”.
Prej 4 vitesh ai është mik i ngushtë me Anxhelina Hadërgjonaj.
“Anxhelina ka një zemër të mrekullueshme, mund të qaj tani kur mendoj për të! Ne u takuam përmes një miku të përbashkët!”
Ata jetojnë së bashku dhe natyrshëm ndajnë edhe detyrimet, që ka bashkëjetesa.
“Unë derdh plerat, ajo lan enët, gjithmonë kemi njerëz që vinë tek ne, nuk jemi asnjëherë vetëm”
Por në familjen Hadërgjonaj, ai ka një tjetër të preferuar. “Albërien e dua shumë. Sa herë vij këtu, ajo është si një mama për mua”.
Sa i takon make-up-it të vajzave shqiptare, ja si u shpreh Arieli gjatë intervistës me Jonida Shehun.
“Nëse duhet të jem i sinqertë, shumë vajza kanë fytyrë të bukur, por vendosim shumë make up jo për sasinë, por për kompozimin e pamjes, nëse ka shumë tek pjesa e buzëve të gjitha bashkohen së bashku dhe grimi behët shumë i rënduar”.
/ Top Channel