Sezoni i 17-të i Grey’s Anatomy është konfirmuar për të trajtuar pandeminë globale të koronavirusit.
Producentja ekzekutive e serialit Krista Vernoff e konifrmoi këtë në një panel televiziv duke u shprehur: “Ne do sigurisht do të trajtojmë pandeminë. Nuk ka kuptim që një serial me një kohëzgjatje kaq të madhe të mos trajtojë ngjarjet kryesore mjekësore në ditët tona.”
“Në çdo sezon, ne kemi mjek që na rrëfejnë historitë e tyre dhe sidomos këtë vit nuk ka se si të ndodhë ndryshe,” – u shpreh ajo.
Ndërsa xhirimet për sezonin 17 ende nuk kanë filluar për shkak të pandemisë, Vernoff siguroi që skenaristët po punojnë për krijimin e historive për sezonin e ardhshëm./InfoMediaAlbania/