Bëri xhiron e rrjetit disa javë më parë lajmi që këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi është martuar në fshehtësi. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën jeton në Austri, vend në të cilin artistja është shpërngulur prej kohësh. Megjithatë për partnerin e Gretës nuk janë zbuluar detaje të tjera. Por Greta ka thyer heshtjen sot kur realizoi një intervistë me ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku pohoi pas shumë zërave se ajo është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.
“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar.”
Pas këtij lajmi, natyrshëm mund të pyesim nëse do bëjë dasmë. Greta tha se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”. Ndërkohë e pyetur nëse planifikon të bëhet nënë ajo tha se kjo është pjesë e planeve të afërta.
“Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” – tha këngëtarja duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.
Ndërkohë Greta zbuloi se është duke punuar për një projekt më të madh, një këngë të re që është një dedikim ndaj një personi shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Emisionin e ndiqni këtu.