Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis, ka bërë me dije se Greqia do të hapë kufinjtë e saj për turizmin në 15 qershor.
Mitsotakis e dha lajmin teksa fliste në një samit të përbashkët me të tjera vende të ballkanit.
Kryeministri grek tha se do të hapen kufinjtë në fillim të qershorit për udhëtimet e bizneseve, punëtorëve sezonal dhe për anëtaret e familjeve që banojnë në vende të tjera.
Ai ka sqaruar që hapja e kufinjve turistikë do të jetë në 15 qershor.