Qeveria greke nisur nga situata në të cilën vendi është, ka vendosur që vaksinimi të bëhet me detyrim. Sipas vendimit, shkruajnë mediat fqinje, nga 1 shtatori, punonjësit e sektorit shëndetësorë që nuk vaksinohen, do pezullohen nga puna.
Lajmin e rikonfirmoi edhe njëherë një zyrtar i qeverisë greke, duke bërë me dije se sot duhet që të vaksinohen edhe 1 milionë grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.Varianti “Delta” e ka prekur Greqinë, duke krijuar një situatë alarmante. Aktualisht, rastet ditore në vendin fqinj janë nga 3-4 mijë të infektuar.