Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Kretë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një 56-vjeçar është gjendur pa shenja jete në stanin e tij, nga forcat zjarrfikëse.
Nga dyshimet e para mësohet se 56-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipotermisë.
Stuhia “Medea” e shoqëruar me dëborë, erë, temperatura të ulëta dhe ngrica e cila ka pushtuar territorin e Greqisë
Sipas meteorologëve reshjet e dëborës kanë mbuluar pothuaj gjithë territorin e vendit, ndërsa probleme janë hasur në disa zona të vendit.