Qeveria greke ditën e djeshme ka publikuar emrat e 7 fituesve të tenderit të liçensës kombëtare audiovizive, nga 13 kanditatura githsej, për të shpallur më pas fituesin, në dt. 18 Gusht 2016.
Më poshtë gjendet edhe lista e televizioneve fituese të fazës së parë ku vetëm një prej tyre do të shpallet si televizion kombëtar.
- Skai
- New Television S.A. (Star Channel)
- Antenna TV SA (ANT1)
- Alpha TV
- Ioannis-Vladimiros Kalogritsas Panelladikis Television Broadcasting (T.P.K.)
- Broadcasting A.E. (Epsilon)
- Alter Ego Media
Ajo që u vu re ishte se një ndër televizionet më të ndjekura në Greqi, por edhe mjaft i njohur për Shqiptarët, Mega TV, nuk ka arritur të fitojë të drejtën për kandidim të liçensës si televizion kombëtar. E arsyetuar kjo nga autoritetet për shkak të mungesës së dokumentacionit si edhe deklarimit të të ardhurave.
Ndërkoh i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Mega TV, e cila ka sqaruar se pavarësisht kësaj, televizioni do të vazhdojë që të operoj në Greqi.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!