Kreu i Zyrës së Prokurorit të Shkallës së Parë kërkoi një ekzaminim paraprak në mënyrë që të hetojë vlefshmërinë e ankesave që konstatojnë regjistrimin e pasaktë të numrit të njerëzve që kanë testuar pozitiv me koronavirusin.
Kryeprokurori i Athinës ka nisur një hetim ndaj Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY) pasi shtypi grek raportoi se ishte krijuar një sistem paralel për regjistrimin e rasteve të koronavirusit, që mashtronte shkencëtarët për numrin real të rasteve.
Dy revista greke, “To Vima” dhe “Dimokratia”, raportuan gjatë fundjavës se EODY kishte krijuar një sistem regjistrimi paralel me një kompani private “dhe si pasojë, Komiteti i Sëmundjeve Infektive informohet me një vonesë për të paktën një javë për numrin real dhe total të pacientëve ”.
To Vima raportoi se kur një rast regjistrohet në një spital privat ose publik, ajo futet direkt në regjistër, por nëse rasti zbulohet nga një njësi e lëvizshme e EODY, atëherë së pari i raportohet Organizatës, e cila i regjistron ato me logjikën dhe ritmin e vet, pasi synon krijimin e një sistemi të ri automatik të Regjistrimit të Pacientëve.
EODY ka mohuar ankesat ndërsa qeveria konservatore ka qenë nën valën e një sërë akuzash për këtë çeshtje.
Partitë e opozitës vunë në dyshim besueshmërinë e numërimit të rasteve dhe kanë rritur presionin mbi qeverinë për të publikuar procesverbalet e komitetit të sëmundjeve infektive.