Tashmë prej më shumë se dy vitesh, prodhimet ndërkombëtare të serialeve po kalojnë në një rrokatë të paimagjinueshme. Ndërsa interesi më parë ka qënë mjaft i madh për telenovelat latine, tashmë ai është zbehur, duke vendosur në vendin e parë prodhimet turke, të cilat tashmë po dominojnë botën.
E njejta gjë po ndodh edhe me Greqinë. Matësat televiziv tregojnë se titujt e blerë nga dy prej televizioneve helene më të mëdhenj si ANT1 and Alpha TV, të cilët u vendosën të transmetoheshin gjatë verës në mënyrë eksperimentale kanë dësthuar duke mos marrë audiencë të kënaqëshme.
Telenovela Primera Dama në ANT1, që transmetohej gjatë paradites, ka patur vetëm 3.6% të shikueshmëri, ndërsa Globo Imberio i cili transmetohet në pasdite ka patur vetëm 6.8% shikues. Ndërsa në Alpha TV, hiti spanjoll Gran Hotel, morri vetëm 6.1% të të gjithë audiencës duke treguar nivelin e ulët të interesit për serialet latine të Grekëve.
Copyright IMAlbania.com