Shumë personalitete të ndryshëm do të banojnë shtëpinë e edicionit të dytë të “Grande Fratello Vip”, që do të hap dyertë në shtator me prezantuese Ilary Blasi dhe në rolin e opinionistit gazetarin Alfonso Signorini.
Revista “Chi” ka zbuluar për herë të parë emrat e celebriteteve që do të hynë nga porta e kuqe e shtëpisë më të famshme në Itali. Midis tyre aktorja dhe showgirl i viteve ’80 Carmen Di Pietro, trashëgimtarja sexy Elettra “Miura” Lamborghini, Simona Izzo dhe Serena Grandi. Nga programi “Uomini e Donne” këtë herë do të jetë pjesë Giulia De Lellis. Për të kompletuar seksionin femëror një tjetër personalitet do të jetë volejbollistja Veronica Angeloni dhe showgirl Aida Yespica dhe motra e Belen, Cecilia Rodriguez sëbashku me të vëllain Jeremias.
Ndërsa seksioni i emrave Vip do të kompletohet me emrat e meshkujve që do të jenë pjesë e këtij edicioni, si Stefano Sala, tronisti Luca Onestiniche, Ignazio Moser, djali i kampionit në çiklizëm Francesco. Por nuk do të mungojnë edhe fytyra të njohura të televizionit italian si Marco Predolin, Daniele Bossari dhe aktori humorit të “Colorado” Gianluca Impastato. Për të mbyllur listën dy personalitete me karaktere mjaft të spikatur si Ivan Cattaneo dhe Cristiano Malgioglio.