Ndërkohë që në Shqipëri jemi ende në pritje të edicionit të 9-të të Big Brother Albania, në vendin fqinj Itali pritet të nis rrugëtmin versioni i parë i me konkurentë personazhe të njohur të showbizit italian. Nisur nga suksesi që ky format ka pasur në Amerikë dhe Europë edhe Mediaset ka vendosur ketë vit të hap dyertë e shtëpise më të vëzhguar të quajtur Grande Fratello Vip. Spektakli javor do të prezantohet nga Ilary Blasi dhe do të ketë premierën në datë 19 shtator në Canale 5.
Por cilët janë banorët celebrity që do të hyjnë nga porta e kuqe e këtij edicioni të parë e që do të bahen mend gjatë në historinë e formatit?
Do të jenë 13 konkurentë Vip, emrat e të cilëve janë zbuluar këto ditë nga spotet televizive të transmetuara në kanalet e Mediaset.
Përsa i përket femrave, super bomba sexy Valeria Marini e cila do të jetë në të njëjtën çati me rivalen e saj historike Pamela Prati. Për të vazhduar me të tjerë emra të njohur të ekranit italian si Elenoire Casalegno, Alessia Macari, Laura Freddi, Antonella Mosetti, e cila do të hyjë në shtëpi sëbashku me të bijën si një konkurent i vetëm Asia Nuccetelli. Dhe e fundit më pak e njohur Mariana Rodriguez.
Në grupin e konkurentëve meshkuj kemi ish futbollistin Stefano Bettarini, Bosco Cobos, aktorin Gabriele Rossi, boksierin Clemente Russo dhe ish tronistët e Uomini e Donne Costantino Vitagliano dhe Andrea Damante.