Grande Fratello (Big Brother Italia) po kthehet. Sipas gazetës Libero, Grande Fratello do të fillojë transmetimin këtë vjeshtë. Sipas thashethemeve që qarkullojnë prej muajsh rreth këtij formati: edicioni i trembëdhjetë do te zgjasë njëqind ditë dhe do të ketë jo më shumë se 15 konkurrentë pjesëmarrës. I gjithë ky ndryshim për të mbërthyer interesin e publikut i cili, sidomos në edicionin e dymbëdhjetë e ka patur të vështire të miqësohet me çdo karakter të protagonistëve të reality-it gjë që ndikoi negativisht ne interes te programit.
Duke pasur parasysh audiencën në rënie producentët Mediaset dhe Endemol kanë rënë dakord të mos e mbyllin përfundimisht formatin por të provojnë sërisht këtë vit duke e ridimensionuar për t’i rikthyer suksesin e dikurshëm.
Te rejat e ketij edicioni:
*Kohe zgjatja e programit: 100 ditë
*Numri i konkurenteve: 15 persona
*Prezantimi: Alessia Marcuzzi mund të zëvendësohet me Ilary Blasi ose Barbara D’Urso. Edicioni i kaluar për bjonden romane ka qenë i mbushur plot nervozizëm dhe grindje të vazhdueshme me konkurentët dhe kritika e “sulme” të herë pas hershme në rrjetet sociale të cilat kanë rezultuar zhgënjyese. Nga ana tjetër vetë prezantuesja historike e programit e kishte deklaruar edhe me parë se ndihej tashmë pak “e lodhur” me GF dhe se dëshironte të provonte sfida të reja profesionale.
Pergatiti IMA STAFF