Formati më i ri “Grand Hotel 2XL” do të hap dyert në ekranin e Vizion Plus duke filluar nga data 17 Mars në Prime Time.
Aktoret e “Apartamenti 2XL“ tani vije ne nje tjeter dimension, ate te nje hoteli ku nuk do te mungoje humori dhe te papriturat. Cast-it të aktorëve të 2XL i është bashkuar aktori Erand Sojli dhe Herion Mustafaraj si dhe personazhe të tjerë që do të përbëjnë personelin e këtij hoteli gjigand.
Nata e inagurimit të hotelit është të martën në 17 Mars në orën 20:45 në Vizion+, në një mbrëmje ku nuk do të mungojnë të ftuarit special. E zgjuar nga ana e producenteve eshte edhe zgjedhja e dites se transmetimit. Ndryshe nga “Apartamenti 2XL”, formati i ri do të gezoje padyshim një konkurencë të dobët duke pasur parasysh e programet e transmetuara nga kanalet e tjerë në këtë ditë. Premisat për të qenë një format i sukseshëm nuk mungojnë, ndaj ju këshillojmë që ta ndiqni çdo javë duke filluar nga e marta që vjen!