Ceremonia më e rëndësishme muzikore e vitit, “Çmimet Grammy”, e quajtur ndryshe edhe si “Oscar’-i i këngëve”, do të mbahet në 31 janar të 2021-it. Nuk dihet shumë mbi mënyrën si do organizohet edicioni i 63-të i këtij eventi, pasi ka shumë rregulla dhe masa anti-Covid që duhet të zbatohen dhe ndoshta mund të kenë ndryshuar deri në atë datë, megjithatë disa detaje të rëndësishme janë publikuar.
Producenti Ben Witson do të jetë ai që do të organizojë të gjithë ceremoninë, ndërsa komediani Travor Noah do të prezantojë. Nuk dihet ende kush do të jenë performuesit, por nga ana tjetër janë shpallur nominimet dhe jemi krenarë të themi që në kategoritë kryesore dominon në krah të Beyonce dhe Taylor Swift, edhe Dua Lipa. Po ashtu edhe reperi Roddy Rich është mes pretendetëve kryesorë, ndërsa çuditërisht janë lënë jashtë çmimeve të rëndësishme Luke Combs dhe The Weeknd.
Beyoncé dominon me plot 9 nominime, 4 prej të cilave për “Black Parade”, një projekt që u kthye në himnin e protestës gjatë muajve të lëvijzes “Black Lives Matter”. Artistja, e cila gjatë tashmë numëron 79 nominime në Grammy’s dhe 24 çmime të marra, është këngëtarja më e nominuar në histori. Këtë vit pas saj është Taylor me 6 nominime, ku nuk mungon ai për “Albumin e vitit”, pas suksesit që albumi “Folklore” pati gjatë karantinës.
Dua Lipa është nominuar 6 herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për “Future nostalgia”, që ka qenë padyshim super i suksesshëm. Po ashtu është në listë për “Regjistrimin e vitit”, “Këngën e vitit” dhe “Performanca më e mirë solo Pop” për këngën “Don’t start now”. Projekti i saj “Un Dia”, në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain ka marrë një nominim si “Bashkëpunimi më i mirë pop”.
Listën e plotë të nomineve mund ta shihni duke klikuar këtu.