Grabitësi hyri me thikë, duke kërcënuar dy shitëset që ndodheshin në dyqan në ato momente. Një nga shitëset, 28-vjeçarje, banuese në provincën e Pavia, u përball me të duke marrë godtije në shpatull dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dyqanin e Yamamay në Piazza Cordusio në Milano mbrëmjen e 11 Shkurtit, ku një 46-vjeçar tentoi të grabiste dyqanin.
Grabitësi hyri me thikë, duke kërcënuar dy shitëset që ndodheshin në dyqan në ato momente. Një nga shitëset, 28-vjeçarje, banuese në provincën e Pavia, u përball me të duke marrë godtije në shpatull dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Corriere, kolegia e saj ndërhyri për të mbrojtur atë, duke marrë bombulën e fikëses së zjarrit dhe duke ja drejtuar grabitësit. Grabitësi 46 vjeçar, u identifikua falë imazheve të kamerës dhe gjurmëve të gjakut pasi nga përballja ai kishte lënduar dorën e tij.