Mëngjesi i sotëm e ka gjetur televizionin Zjarr TV, në një situatë aspak të këndëshme pasi ambientet e tij janë bërë pre e hajdutëve.
Lajmin e ka dhënë vetë televizioni me qendër në Tiranë, i cili ka publikuar pamjet e thyerjes së derës hyrëse të zyrave të televizionit.
Më pas, në internet gjithashtu janë hedhur edhe xhirimet e kamerave të sigurisë të cilat kanë pikasur gjithashtu edhe autorëve të ngjarjes që shihen rreth orës 3 pas mesnate, teksa thyejnë xhamin e derës kryesore dhe grabisin sende që gjendeshin në zyrat e televizionit./IMAlbania.com/