Njoftimi i papritur i kuzhinierit skocez i cili e mbyll aventurën e tij me Kitchen Nightmares.
“Ndërsa jemi duke përfunduar regjistrimin e sezonit të fundit të Kitchen Nightmares vendosa të terhiqem nga ky program”. Me fjalë të tilla në një postim në website-in e tij Gordon Ramsay ka bërë me dije përfundimin e aventurës në shfaqjen e “kuzhinave të këqija”, programi ku ai është përpjekur për të rimëkëmbur 123 restorante nga Anglia (nga 2004) deri në Shtetet e Bashkuara (nga 2007).
“Po xhiroj 4 episode të reja për programin Costa Del Nightmares, për Channel 4 dhe do të jenë të fundit. Kam kaluar 10 vite fenomenale, gjatë të cilëve kam xhiruar 123 episode për 12 sezone, që janë ndjekur nga 10 milion teleshikues dhe janë shitur në 150 vende. Ka qënë çdo gjë perfekte, por ka ardhur koha për t’u ndaluar këtu”.
Por kjo, nuk është një lamtumirë e shefit skocez për televizionin. “Eshtë e trishtë t’i thuash lamtumirë Kitchen Nightmares, por do të vazhdojë me formatet e tjera” midis të cilëve Hell’s Kitchen, MasterChef, Hotel Hell dhe Hell’s Kitchen.
Kitchen Nightmares ka qënë një format shumë i suksesshëm që jo vetëm është eksportuar në vende të ndryshme, por në disa prej tyre ështe prodhuar një version lokal. Në Shqipëri nuk dimë në ka patur ndonjë televizion të interesuar për blerjen e ketij formati, por në ditët në vazhdim do t’ju informojmë mbi një projekt të përafërt me këtë format që do të realizohet nga një mediat tona.