Deri më tani Shqipëria ishte lënë jashtë këtij programi, por jo më. Makinat e “Street View” do të nisin fotografimin nga 29 prilli e zonave turistike dhe rrugët e qyteteve kryesore shqiptare.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e ftuar në Wake Up në Top Channel tha se nisja e këtij procesi është kurorëzimi i përpjekjeve të Shqipërisë për të mundësuar që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e “Street View”.
“Ne kemi disa vite që bëjmë përpjekje përmes bashkëpunimeve të ndryshme me Google që ta bëjnë këtë proces edhe në vendin tonë. Makinat e Street Vieë nisin punën më 29 prill dhe do të punojnë për 8 javë në qytetet kryesore të Shqipërisë, bregdetare dhe destinacionet turistike”, tha ajo.
Ministrja Harito tha se nisma do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë në sytë e turistëve të huaj. “Do t’u japë besim turistëve të vijnë në Shqipëri dhe të shikojnë me sytë e tyre bukuritë tona natyrore dhe kulturore”, tha ajo.
Marrë nga gazeta-shqip