Pas Netflix dhe Amazon, një tjetër shërbim i shtohet tregut televiziv. YouTube Tv është shërbimi i ri i platformës YouTube në pronësi të Google. Ky shërbim i cili për momentin është i disponueshëm vetëm në SHBA, ofron aksesin live dhe on-demand të 40 kanaleve me një abonim 35 dollarë në vit.
Një shërbim ky i menduar posacërisht për të rinjtë, të cilët sa vjen e më shumë sintonizohen për të ndjekur programet nga një smartphone apo tablet.
Midis 40 kanaleve që YouTube TV ofron për abonentët janë Abc, Cbs, Fx, Freeform, Espn, Fox Sports dhe Nbc Sports. Përvec këtyre nëpërmjet një pagese shtesë paketës i shtohet Showtime dhe kanale dedikuar sportit. Pra, show, sport, seriale tv, filma, lajme, filma të animuar më një cmim të përballueshëm për 6 account për një abonim të vetëm. Por jo vetëm kaq falë hapsirës në cloud abonentët do mund të regjistrojnë programet e tyre për një periudhë 9 mujore.