Google paditet nga 37 shtete të SHBA për politikat e aplikacionit të tij, Google Play. Procedura gjyqsëore deklaron se gjigandi i teknologjisë ka përdorur leva monopolistike për të gjeneruar përfitime të mëdha nga blerjet e kryera nga aplikacionit. Gjithashtu, deklaron se Google ka blerë kundërshtarët e tij.
Google e kundërshton këtë dhe thotë se ka dyqane rivale aplikacionesh dhe se këto të fundit mund të shkarkohet edhe direkt nga uebfaqet e zhvilluesve.
Në listën e 37 shteteve përfshihen Nju Jorku, Tenesi, Karolina e Veriut dhe Uashingtonit. Padia kritikon komisionin që Google merr nga blerjet në Google Play të cilat shkojnë deri në 30%. Në 2020, fitimet bruto të kompanisë vetëm nga Google Play shkuan rreth 36.8 miliardë dollarë, sipas “Statista”, ndërsa shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook është shprehur se nuk ka dijeni se sa fitime për kompaninë sjell App Store si njësi e vetme.
Gogle gjithashtu thotë se 97% e zhvilluesve të saj nuk paguajnë taksa shërbimi pasi nuk shesin produkte dixhitale brenda aplikacioneve të tyre.
“Google Play nuk është një lojë e drejtë. Duhet të ndalojë së përdoruri pushtetin monopolistik, pozicionin hiper-dominues në treg dhe miliardat që i shtohen nga kompanitë e vogla, konkurrentët dhe konsumatorët përtej asaj që duhet të paguajnë”, u shpreh një nga avokatët në një deklaratë.