Në një postim në blog-un zyrtar, Google ka njoftuar se Hisense dhe TCL janë partnerët më të rinj që i shtohen listës së prodhuesëve të Smart TV nga mund të aksesohet shërbimi Android TV.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se Pace plc, Sagemcom dhe Technicolor do të prodhojnë dekoderat set-top box, dhe se KDDI dhe Telecom Italia jane duke planifikuar ofrimin e shërbimeve Pay TV nga Android TV.