Google Maps është një ndihmës mjaft i madh për ne kur ndërmarrim udhëtime të ndryshme apo kërkojmë të mësojmë vendodhjen e një shteti, qyteti, lagjeje apo rruge.
Google Maps ka 14 vite që përdoret si opsion dhe tashmë ka arritur kulmin e përdoruesve, plot 1.25 miliardë.
Me shtimin e përdoruesve, ky aplikacion ka shtuar edhe gjuhët e përdorimit.
Të paktën 39 gjuhë të reja janë shtuar.
Lajmi i mirë për të gjithë ne është se njëra mes gjuhëve të reja është edhe shqipja./a.m./noa.al/