Google ka shpenzuar afërsisht 350milionë dollar për të reklamuar shërbimet dhe produktet në 2016, ndryshe nga vitet e kaluara me 232 milionë dollarë në 2015 dhe 227 milionë dollarë në 2014, për shërbime të ndryshme si kërkimi, celularët, video-t online, televizioni dhe printime.
Rivali i tij, Microsoft ka shpenzuar 746 milionë dollarë në 2016, më tepër se në 2015 me afërsisht 700 milionë dollarë dhe 617 milionë në 2014.
Platforma e kërkimit të Microsoft, Bing ka shpenzuar afërisht 7,8 milionë dollarë në kërikimet e Google gjatë 2016 më tepër se 2015 ku shpenzimet ishin afërsisht 5.6 milionë dollarë. Google blen reklama në Bing, por shifrat janë ende jo të ditura.
Rival Microsoft spent $746 million in 2016, up from nearly $700 million in 2015 and $617 million in 2014.
Televizioni po ashtu ka tërhequr Google dhe Microsoft. Google ka shpenzuar për të rreth 260 milionë dollarë ndërsa Microsoft 506 milionë dollarë.
LinkedIn, tani në pronësi të Microsoft, ka investuar 80% të shpenzimeve të veta prej 2.2 milionë dollarësh për reklamimet në TV dhe rreth 1.7 milion dollarë për të shfaqur një reklamë gjatë natës së çmimeve Oscar.
Investimi i reklamave në Facebook u rrit 260% në 80.7 milionë dollarë. Rreth 64%, ose 51 milionë dollarë u shpenzuan për të promovuar Facebook Live, risinë e re në live streaming i cili tashmë është mjaft popullor.
Facebook gjithashtu investoi 47.5 milionë dollarë për reklamimin në televizion gjatë 2016.
I vetmi network social i cili ka ulur shpenzimet e tij për reklamim është Twitter. Kjo kompani investoi 70% më pak në marketing në vitin 2016 krahasuar me vitin e kaluar, në 9.2 milionë dollarë. Snapchat pothuajse dyfishoi reklamin e tij në 3,2 milionë dollarë. Shpenzimet e reklamave të Pinterest u rritën pak në 2.1 milionë dollarë./IMA/