Autoritetet Franceze goditën Google dhe Facebook me gjoba prej 210 milionë eurosh për përdorimin e cookie.
Të dy uebsajtet sipas autoriteteve të privatësisë e kanë bërë të vështirë për përdoruesit e internetit të refuzojnë gjurmuesit online.
Firma e media sociale kanë tre muaj afat për të paguar gjobat ose rrezikojnë të përballen me penalitete deri në 100 mijë euro çdo ditë vonese.
Cookie janë paketa të vogla informacioni me të cilët shfletuesit mund të ruajnë informacione dhe të ofrojnë reklama të shënjestruara.
“Refuzimi i cookie duhet të jetë po aq i thjeshtë sa pranimi i tyre” thanë autoritetet. Google u gjobit me 150 milionë euro ndërsa Facebook me 60 milionë euro.
Nuk janë të vetmet kompani të cilat janë gjobitur në Francë e madje për Google është hera e dytë pas një gjobe prej 100 milionë eurosh në 2020.