Google Chrome po feston 15-vjetorin me një stil të ri!
Për të festuar këtë moment historik, Chrome po përmirësohet me gjuhën e dizajnit të Google Material You.
Paraqitja e Chrome do të duket kryesisht e njëjtë, por me ikona “të rifreskuara” që fokusohen në lexueshmërinë, si dhe paleta dhe tema të reja ngjyrash.
Menuja e Chrome është përmirësuar për qasje më të shpejtë tek, “Përkthe me Google” dhe “Menaxheri i fjalëkalimeve”. Paneli anësor i Chrome do të bëhet gjithashtu më i dobishëm, me një veçori të re që ju lejon të kërkoni në faqe për të mësuar më shumë rreth burimit dhe për të eksploruar kërkimet përkatëse.
Chrome po përmirëson veçorinë e tij të Shfletimit të Sigurt. Shfletimi i sigurt tani kontrollon faqet kundrejt listës së njohur të Google të sajteve me probleme në kohë reale. Ky është një përmirësim nga opsioni i mëparshëm i cili kontrollonte faqet në një listë që përditësohej çdo 30 deri në 60 minuta. “Duke shkurtuar kohën ndërmjet identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve, ne presim të shohim 25% mbrojtje të përmirësuar nga malware dhe kërcënimet e phishing”, thuhet në njoftim.
Ndryshimet e dizajnit të Google Chrome do të shfaqen në javët e ardhshme.