Google së shpejti do të përmirësojë reklamat e shfletuesit të njohur Chrome të cilat bëjnë që kompjuteri të ngarkohet dhe të humbasi baterinë më shpejtë seç duhet.
Edhe pse shkalla e problemit është mjaft e vogël, duke prekur 0.3 përqind të të gjitha reklamave në internet këto lloj reklamash bëhen shkak i shkarkimit të shpejtë të baterisë.
Update i ri do të bëj që browseri juaj Chrome t’i identifikojë këto reklama dhe ti bllokojë sapo ju hyni në një faqe interneti.
Google do të bllokojë reklamat të cilat marrin shumë CPU për paisjen si rrjedhojë krijojnë probleme jo vetëm në shfletim por dhe në përdorimin e kompjuterit, si:
- Reklamat që përdorin CPU më shumë se 60 sekonda
- Reklamat që përdorin CPU për 15 sekonda gjatë shfletimit në 30 faqe
- Përdorin më shumë se 4 Mbps internet
Google Chrome është një ndër shfletuesit më të përdorur por që shpesh ka sjellë probleme për shkak se përdor një sasi tepër të lartë të memories së kompjuterit gjë e cila shkakton probleme në përdorimin e paisjes, veçanërisht atë të kompjuterit./InfoMediaAlbania/