“Goodmorning fitness”, për hërë të parë në A1 Report transmetohet emisioni më i veçantë i fitness-it, i cili do t`ju shoqëroi çdo mëngjes nga ora 8 e 15 deri në 8 e 30 me informacionet kryesore, programet e fitnesit, hapësirën dietike, pilates dhe sekrete të këtij sporti.
Bashkë me modele tonë të fitnessit, Dorina Mema, do t`i ofrohen të gjithë teleshikuesve, vetëm në ekranin më të popullarizuar A1 Report, ushtrimet dhe udhëzimet përkatëse për të mbajtur trupin në formë.
Dorina Mema, thotë se “Goodmorning Fitness” përmban program fitness për fillestarët duke kaluar hap pas hapi në ato më të avancuar e deri në formimin e modeleve standarte të fitness-it.
”Programet e fitness-it do të fillojnë nga ato fillestaret tek ato të avancuarit duke kaluar tek formimi i një trupi fit dhe duke krijuar model fitness-i si për meshkujt ashtu edhe për femrat”, thotë Mema.
Teoria e Dorina Memës, modeles së fitness-it, e cila përfaqëson në 23 maj Shqipërinë në kampionatin Evropian që do të organizohet në Kosovë, është si të luajmë shah me trupin.
”Trupi jonë është tabela e shahut me fushat e bardha dhe të zeza, anët e mira dhe të këqija që ka trupi. Kemi boshtet numerike që janë numrat dhe boshtin e shkronjave që kemi dietat tona. E gjitha kjo krijon një trup fit. Po të dimë të luajmë dhe të dimë t`i kombinojmë ne jemi fitues”, u shpreh modelja e fitness Dorina.
E në këtë program të fitnesit i cili do t`ju shoqëroj çdo mëngjes në ekranin tuaj A1 Report do të instruktoheni nga profesionalizmi i Dorinës për të mësuar sekretet dhe mbi sëmundjen e shekullit të fundit që është një trup fit dhe i gdhendur. Një emision nga i cili do të motivohen të gjithë ata që janë të apasionuar pas këtij sporti dhe një trupi të bukur.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)