Jon Hamm i është bashkuar kastit të Good Omens nga Amazon Studios dhe BBC Two, nën rolin e kryengjëllit Gabriel, lajmëtarit të parë të zotit.
I bazuar në romanin e Neil Gaiman dhe Terry Pratchett, Good Omens zhvillon ngjarjet në vitin 2018 kur Apokalipsi është afër dhe gjykimi i dytë do të zbresi mbi njeriun. Luftëtarët e së mirës dhe së keqes janë duke u mbledhur së bashku, Atlantis është duke u rikthyer dhe temperaturat janë në rritje. Gjithçka duket sikur po shkon sipas planit hyjnor, përveç një engjëlli të shqetësuar dhe një demoni jetë shkurtër, të cilët nuk po presin luftën e ardhshme dhe duken sikur njëri prej tyre e ka humbur antikrishtin.
Personazhi i ëngjëllit Gabriel, ka një rol mjaft të shkurtër gjatë zhvillimit të serialit.
Seriali me gjashtë episode në sezonin e parë do të transmetohet në Amazon Prime Video në rreth 200 territore në 2019. Ai do të transmetohet gjithashtu edhe nga BBC Two në Mbretërinë e Bashkuar./imalbania.com/